Aktualitet
Të qarat e fëmijës “ngritën lagjen në këmbë”, arrestohet shqiptarja, ja çfarë ndodhi në Selanik

Policia greke njofton se ka vënë në pranga një 37-vjeçare shqiptare në Selanik, pasi akuzohet se ka venë në rrezik, duke e lënë vetëm në shtëpi, fëmijën e saj një vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11 të mëngjesit të së martës, në një banesë në qendër të qytetit. Policia dyshohet se u lajmërua nga fqinjët të cilët dëgjuan fëmijën duke qarë dhe u shqetësuan.
Oficerët e policisë janë nxituar drejt shtëpisë dhe pas kontrolleve kanë vënë në pranga nënën 37-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, e cila do të dërgohet pranë organeve gjyqësore kompetente me akuzën se ka venë në rrezik jetën e të miturit.
/a.r
#Të #qarat #fëmijës #ngritën #lagjen #në #këmbë #arrestohet #shqiptarja #çfarë #ndodhi #në #Selanik