Aktualitet

Destinacionet turistike në Korçë, fluks turistësh në juglindje për festat e nëntorit

Korça dhe fshati i Voskopojës vijojnë të mbeten destinacione kryesore për turistët, veçanërisht gjatë periudhës festive të nëntorit dhe fundvitit.

Dardha, Boboshtica, Voskopoja me peizazhet e tyre të bukura malore dhe bujtinat tradicionale e muzetë e ndryshëm në qytet jane veçanërisht tërheqëse për turistët vendas.

Menaxherët e hoteleve dhe bujtinave, si Eriketa Koçollari dhe Anton Falo, konfirmojnë fluksin e rezervimeve.

“Festat e nëntorit në Korçë ashtu si gjithmonë jemi mësuar janë në kapacitetin e tyre maksimal, rezervime janë të shumta ka grupe nga shqiptarë dhe emigrantë. Gjithë hotelet e bujtianf janë duke u mbushur rezervimet janë 100% si vitet e kaluara. Është trend në rritje, rezervimet e fundvitit kanë nisur që në Tetor dhe njerzit i marrin masat me herët “,-tha Eriketa Koçollari.
“Deri më sot 80% janë të zëna, do mbushen 100% se janë e dy tre javë. Treçereku i hoteleve janë rezervuar, shumica janë vendas “,-tha Anton Falo.

Përpos Korçës dhe fshatrave turistikë, rezervimet kanë nisur edhe në Kolonjë e Pogradec, destinatione këto të pëlqyera nga turistët vendas e të huaj.

#Destinacionet #turistike #në #Korçë #fluks #turistësh #në #juglindje #për #festat #nëntorit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button