I kërkuar për dy vepra penale, kapet 28 vjeçari në Dobraç të Shkodrës

Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të Dielë në Dobraç të Shkodrës. Mësohet se i riu Zef Kakija ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje e prodhim municionesh si dhe prishje të qetësisë publike.
“Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kapën në vendin e quajtur “5 Heronjtë” në fshatin Dobraç, dhe ndaluan shtetasin Z. K., 28 vjeç, banues në fshatin Mushë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Është arrestuar edhe 24 vjeçari Lulzim Kakija, pasi ka thyer masën e arrestit në shtëpi.
#kërkuar #për #vepra #penale #kapet #vjeçari #në #Dobraç #të #Shkodrës
Java News