Sport

I pagoi rreth 250 mijë euro dëmshpërblim/ Përdhunoi një grua në vitin 2018, merret vendimi për sportistin e njohur

Conor McGregor është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje në një hotel në Dublin në vitin 2018 së cilës i ka paguar mbi 248.000 euro dëmshpërblim.

Sportisti i arteve marciale të përziera s’bëri asnjë koment teksa u largua nga Gjykata e Lartë e Dublinit pas vendimit. Pasi e peshoi çështjen për 6 orë e 10 minuta, juria u kthye në sallë me verdiktin. Shuma totale e dëmshpërblimit për Nikita Hand ishte 248.603 euro.

Më parë, McGregor i kishte thënë gjykatës se marrëdhënia seksuale me Hand ishte kryer me pëlqimin e të dy palëve, në një dhomë në katin e fundit të Beacon Hotel.

Ndërsa paditësja deklaroi se McGregor e ngërtheu në shtrat, e mbyti tri herë dhe “e përdhunoi e rrahu brutalisht”.

Ajo pësoi lëndime të shumta, mavijosje dhe të nxira në duar e kyçe, një të gërvishtur në gjoks dhe lëndim në qafë.

Avokatët e sportistit kundërshtuan dhe e akuzuan se po tentonte t’i merrte para. Ata shfaqën pamje filmike të paditëses që hyn dhe del nga hoteli me McGregor dhe një person tjetër, James Lawrence të cilin e akuzon për abuzim seksual.

Të dy të paditurit kanë mohuar diçka të tillë. Hand fitoi ndaj McGregor, por e humbi çështjen kundër Laërence.

Sportisti dhe paditësja njiheshin dhe komunikonin herë pas here përmes rrjeteve sociale.

#pagoi #rreth #mijë #euro #dëmshpërblim #Përdhunoi #një #grua #në #vitin #merret #vendimi #për #sportistin #njohur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button