Aktualitet
Vatikani nis përgatitjet për Krishtlindjet, vendoset pema në sheshin e Shën Pjetrit (VIDEO)

Magjia e festave po ndihet edhe në Vatikan. Në sheshin e Shën Pjetrit u vendos një bredh 29 metra i lartë i marrë nga rajoni i Ledros, në Italinë veriore.
Pema e Krishtlindjes, e marrë nga pyjet e Trentino-s, u zgjodh për lartësinë dhe degët e saj të forta, duke përmbushur standardet ekologjike të Vatikanit, thuhet në një deklarate të lëshuar nga shteti i vogël.
Më 7 Dhjetor kjo pemë do të ndriçohet përpara një audience të madhe ku i pranishëm do të jetë edhe Papa Françesku.
Pema do të qëndrojë në këtë shesh deri më 12 Janar 2025.
#Vatikani #nis #përgatitjet #për #Krishtlindjet #vendoset #pema #në #sheshin #Shën #Pjetrit #VIDEO
Java News