Aktualitet
Dita Kombëtare e Alfabetit së Gjuhës Shqipe, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë një urim me rastin e Ditës Kombëtare të Alfabetit së Gjuhës Shqipe.
Begaj përmes një postimi, këtë festë e quan si thesarin më të çmuar e simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar, shkruan .
“Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen. Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.
#Dita #Kombëtare #Alfabetit #së #Gjuhës #Shqipe #Begaj #Gjuha #shqiponjave #të #mbijetojë
gazetablic.com