Aktualitet
Merr fund saga e bandës së Cërrikut, Apeli i GJKKO dënon me burg të përjetshëm tre anëtarë

Gjykata e Posaçme e Apelit dha vendimin përfundimtar për bandën e Cërrikut. U dënuan 3 persona me burgim të përjetshëm.
U la në fuqi vendimi i shkallës së parë për 9 të pandehurit e deklaruar fajtorë, dhe nga Apeli u deklaruan fajtorë edhe ata të pandehur që ishin deklaruar pjesërisht të pafajshëm për ndonjë episod.
Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu) janë 3 personat e dënuar me burgim të përjetshëm.
Anëtarët e bandës së Cërrikut u rigjykuan në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë. Në Apel SPAK u përfaqësua nga prokurori Adnan Xholi.
#Merr #fund #saga #bandës #së #Cërrikut #Apeli #GJKKO #dënon #burg #të #përjetshëm #tre #anëtarë
Java News