Aktualitet

Dosja e “nxehtë” e Berishës, seancë maratonë në Gjykatën Kushtetuese, ç’pritet të ndodhë

Seanca nisi ditën e djeshme ku nisi shqyrtimi i kërkesës së Berishës për të shfuqizuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por pas disa orësh u shty për t’u vijuar këtë të enjte. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije seanca zhvillohet pa palët, ndërsa janë gjyqtarët ata të cilët po shqyrtojnë materialet shkresore.

Kreu i partisë demokratike kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën, sepse është shmangur Kuvendi duke qenë se ai është deputet.

Por SPAK sqaron se masa e dhënë në atë kohë ndaj tij, nuk e kushtëzonte Berishën për të vijuar jetën e tij politike dhe angazhimet.

Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, ndërsa edhe më herët, kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

/a.r

#Dosja #nxehtë #Berishës #seancë #maratonë #në #Gjykatën #Kushtetuese #çpritet #të #ndodhë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button