Arrestohet shqiptari, i gjenden 1 milion euro cash në kamion

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Departamenti i Policisë Speciale në Mal të Zi, pasi në kamionin që ai drejtonte janë gjetur rreth 1 milionë euro cash.
Fillimisht agjentët malazezë kanë gjetur rreth 815.000 euro gjatë kontrollit të kamionit me ngarkesë që drejtohej nga shtetasi shqiptar me iniciale M. T.
Ndalimi i kamionistit nga Shqipëria është bërë në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit nga krahu i palës malazeze
Më pas në një kontroll më të imtësishëm nga Drejtoria doganore u gjetën edhe 135.000 euro të tjera. Kontrolli i mjetit është iniciuar nga Prokuroria Speciale e Shtetit.
“Paratë ishin të fshehura në ngarkesë dhe për shkak të ekzistencës së dyshimit se ato kanë ardhur nga veprimtari kriminale dhe se origjina e tyre është fshehur me transferimin e tyre dhe kështu është kryer vepra penale e pastrimit të parave, në shumën totale prej rreth 950.000 euro, i dyshuari është privuar nga liria dhe prokurori special pas seancës i ka caktuar masën e ndalimit deri në 72 orë nga momenti i heqjes së lirisë”, njofton Vijesti.
#Arrestohet #shqiptari #gjenden #milion #euro #cash #në #kamion
Java News