Qazim Laçi: Pësojmë shpesh gola në minutat e para të ndeshjeve, na vjen keq për humbjen

Mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi foli pas humbjes me Ukrainën. Ai u shpreh se duhet të luajnë gjithmonë si pjesën e dytë dhe sduhet të pësojnë më kaq gola në minutat e para.
“Edhe për to ishte finale, edhe pse ndoshta skishte aq rëndësi sa për ne. E filluam pak keq ndeshjen, pjesën e dytë e patëm në kontroll lojën, na vjen gjynah. Krijuam aksione, u futëm shumë herë në zonë, paraqitja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë.
Minutat e para duhet të parashikojmë disa aksione, pasi nuk është hera e parë që pësojmë gola, duhet të jemi më të përqëndruar, u munduam në pjesën e parë, por nuk ja dolëm. Në pjesën e dytë i dominuam”, përfundoi Qazim Laçi për mikrofonin e TV KLAN.
#Qazim #Laçi #Pësojmë #shpesh #gola #në #minutat #para #të #ndeshjeve #vjen #keq #për #humbjen
gazetablic.com