“Destinacion që duhet vizituar patjetër”/ Shqipëria në fokusin e “Condé Nast Traveller”, Rama: Një tjetër sezon fantastik turistik në 2025-ën

Shqipëria ka qenë në fokusin e “Condé Nast Traveller”, në artikullin e së cilës, vendi ynë cilësohet si destinacioni që duhet vizituar me patjetër për vitin 2025.
Këtë artikull e ka publikuar dhe Kryeministri Rama në rrjetet e tij sociale, të cilës i referohet teksa thotë se plazhet e rivierës, alpet madhështore, sitet e UNESCO-s dhe aeroporti i ri i Vlorës premtojnë një tjetër sezon fantastik turistik.
“Shqipëria në fokusin e gjigantit mediatik Condé Nast Traveller, që e etiketon vendin tonë si destinacioni që duhet vizituar me patjetër për vitin 2025, nga plazhet kristal të rivierës, te alpet madhështore, sitet historike të UNESCO-s, e që së bashku me aeroportin e ri të Vlorës dhe hotelet e brandeve ndërkombëtare me pesë yje, premtojnë një tjetër sezon fantastik turistik”, shkruan Kryeministri Rama.
#Destinacion #që #duhet #vizituar #patjetër #Shqipëria #në #fokusin #Condé #Nast #Traveller #Rama #Një #tjetër #sezon #fantastik #turistik #në #2025ën
Java News