Aktualitet

Rama ndan pamjet: Një fluturim mbi liqenin e Shkodrës

Shpendët shtegtarë “pushtuan” liqenin e Shkodrës, duke dhuruar spektakël në ditët e fundit të nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ndau këtë mëngjes pamje të zogjve shtegtarë mbi liqen.

“Një fluturim mbi liqenin e Shkodrës”, shkruan Rama.

Fauna e liqenit të Shkodrës është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh. Këto shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës të Shqipërisë.

Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Europë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin.

#Rama #ndan #pamjet #Një #fluturim #mbi #liqenin #Shkodrës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button