Dy shpërthime gjatë mesnatës në veri të Kosovës, policia bllokon “Lagjen e boshnjakëve”

Gjatë mbrëmjes së djeshme pak para mesnatës, kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimeve janë dëmtuar dy makina të parkuara, pranë komunës së Mitrovicës së veriut ndërsa ende nuk ka gjurmë lidhur me personat përgjegjës.
Policia ndërkohë ka bllokuar lagjen e boshnjakëve dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.
Kujtojmë se shpërthimet vijnë pas lirimit të tre policëve të Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ndërsa zyrtarët serbë theksuan që do të luftojnë për lirimin e të arrestuarve serbë në Kosovë të cilët sipas tyre janë vënë në pranga pa asnjë provë gjyqësore, pavarësisht se disa prej të arrestuarve njihen për krimet e kryera në veri të vendit dhe sulmet ndaj KFOR-it në datë 29 maj.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pati një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken të cilit i bëri me dije se do të këmbëngulte për lirimin e serbëve të arrestuar nga policia dhe për zgjedhje të reja në veri të Kosovës.
Ndërsa përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell bëri me dije se Bashkimi Europian është i gatshëm të ndërmarrë hapa ndëshkuesve ndaj palëve nëse nuk do të shtensionohet situata në veri të vendit.
/a.r
#shpërthime #gjatë #mesnatës #në #veri #të #Kosovës #policia #bllokon #Lagjen #boshnjakëve