Zhduken dy vajza në Rahovec, njëra e mitur

Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur.
Për rastin e të miturës policia thotë se është raportuar se është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe sipas personit që e ka raportuar rastin, kjo gjë ka ndodhur edhe më parë,.
“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 13.11.2024 – 16:30. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa herë më parë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, në rastine dytë është raportuar se hera e fundit qe familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13 e këtij muaji.
“Rr. Xhevat Elshani, Rahovec 08.11.2024 – 11:00. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe hera e fundit qe familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13.11.2024. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.
#Zhduken #vajza #në #Rahovec #njëra #mitur
gazetablic.com