Në kërkim për trafik droge, arrestohet nga policia! Kush është “i forti” që u kap me 1 ton kanabis

Një person i shumëkërkuar është arrestuar nga policia e Elbasanit.
34-vjeçari Erion Etemaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me veprën penale të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
‘I akuzuar nga autoritetet kosovare, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Elbasan dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, 34-vjeçari.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në fshatin Papër dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Erion Etemaj, 34 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata Themelore e Pejës, me vendimin e datës 30.10.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 34-vjeçarit.’, njofton policia.
#Në #kërkim #për #trafik #droge #arrestohet #nga #policia #Kush #është #forti #që #kap #ton #kanabis
Java News