Zbulohet arsyeja e ‘sherrit’ në Komision, Beqaj kërkoi më parë prezantimin me Power Point, por Vokshi sot bënte si e çuditur

Një kërkersë e Ilir Beqajt për të treguar përmes një prezantimi elektronik pretendimet e tij, u bënë sot objekt sherri në Komision. Partia Demokratike dhe PL (LSI), insistuan ta pengonin Beqajn që të jepte variantin e tij mbi sistemin shëndetësor.
Edhe pse prej disa muajsh opozita e kërkonte Beqajn të dëshmonte në Komision, në fakt me dëshmi ishte nënkuptuar vetëm për ta marrë në pyetje.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, pas 6 orë debatesh kërkoi një pushim më të zgjeruar teksa Beqajt s’iu dha e drejta te mbrohej as përmes prezantimit e as përmes Pwer-Point.
JavaNeës ka arritur të konfirmojë se në fakt Vokshi dhe të gjithë anëtarët e Komisionit janë njoftuar një ditë më parë mbi kërkesën e zotit Beqaj. Atë të një prezantimi te shkurtër elektronik, në funksion të sqariimit të çështjes nën hetim.
Por mesa duket PD ka pritur 24 ore pa i kthyer një përgjigje Beqajt pëe të bërë rolin e të habiturit mbi kerkësën e prezantimit me Pwer Point.
#Zbulohet #arsyeja #sherrit #në #Komision #Beqaj #kërkoi #më #parë #prezantimin #Power #Point #por #Vokshi #sot #bënte #çuditur
Java News