Opozita e kërkoi prej muajsh Ilir Beqajn, sot s’e lënë të flasë

Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi po rrezikon të kthehet në një show pa produkt tani që po i vjen edhe fundi i afatit ligjor.
Deputetët e PD dhe LSI, pasi kanë kërkuar prej 7 muajsh Ilir Beçajn, s’e kanë lënë sot këtë të fundit çë të thotë më tepër se 3 fjali.
Edhe pse në ambientet e Kuvendit që prej orës 10:00, ish-ministri është penguar fillimisht të bëjë një prezantim me Powr-Point dhe më pas duke ia shtyrë deklaratën publike.
Arsyet janë nga më të ndryshmet, nga citimi i ligjit çë nuk lejonka një njeri të dëshmojë siç do ai, tek përplasjet e kota mes anëtarëve të Komisionit, përplasje të vjetra këto që rikthehen edhe ditën e sotme.
Ndërkohë Beqaj ka mbi 5 orë që pret të flasë pasi e kërkuan kaq e kaq muaj.
#Opozita #kërkoi #prej #muajsh #Ilir #Beqajn #sot #lënë #të #flasë
Java News