Sport
Berat Gjimshiti është një “mur” i pakalueshëm në Champions, asnjë gol i pësuar nga Atalanta –

Berat Gjimshiti ka prekur majën në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar po tregon një nivel mjaft të lartë edhe në këtë sezon. Kapiteni i Komëtares është kthyer në një “mur” të pakalueshëm për ekipet e Ligës së Kampionëve. Atalanta, së bashku me të në fushën e lojës, nuk ka pësuar asnjë gol në turneun më të lakmuar për klube.
Bergamaskët janë ndeshur me Shtutgartin, Selltikun, Shahtjorin e Donjetskut dhe me Arsenalin. Ndërkohë, kundërshtarët e radhës për Atalantën në Ligën e Kampionëve janë: Jang Bojsi, Reali i Madridit, Shturmi i Gracit dhe Barcelona./Sport Ekspres/
#Berat #Gjimshiti #është #një #mur #pakalueshëm #në #Champions #asnjë #gol #pësuar #nga #Atalanta
SportExpress