Aktualitet

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë vizitë zyrtare në Tiranë, zbardhet agjenda! Kuvendi seancë të posaçme të martën

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e martë, ku do të pritet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Përmes një njoftimi, Kuvendi bën me dije se po ditën e martë do të zhvillohet një seancë e posaçme në orën 13:45, në të cilën do të mbajë fjalën përshëndetëse zyrtari austriak.
Agjenda e plotë:

Ora 12:00-12:45
Takimi i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, me Presidentin Sobotka, në Kryesinë e Kuvendit.

Ora 12:50-13:20
Bashkëbisedimi i Kryetares Nikolla dhe Presidentit Sobotka me një grup fëmijësh në Punishten e Demokracisë së Kuvendit.

Ora 13:45
Sobotka do të mbajë fjalën përshëndetëse në seancën e posaçme të Kuvendit të Shqipërisë.

#Presidenti #Këshillit #Kombëtar #të #Austrisë #vizitë #zyrtare #në #Tiranë #zbardhet #agjenda #Kuvendi #seancë #të #posaçme #të #martën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button