Aktualitet
Kolonjë, masivi pyjor përfshihet nga flakët në afërsi të kufirit me Greqinë

Një masiv pyjor në afërsi të kufirit me Greqinë në zonën e Leskovikut është përfshirë nga zjarri. Flakët janë konstatuar në vendin e quajtur “Piramida 17”.
Zjarri ka nisur në territorin grek gjatë mëngjesit dhe është përhapur më tej në territorin shqiptar.
Drejt vendngjarjes janë nisur forcat e zjarrfikëses së Kolonjës, forca policore dhe ato kufitare si dhe ato të palës greke.
/a.r
#Kolonjë #masivi #pyjor #përfshihet #nga #flakët #në #afërsi #të #kufirit #Greqinë
Java News