Aktualitet

Tre italianët refuzojnë dëshminë te “Sterilizimi”, Vokshi: Do t’i sjellim me polici se po na avullojnë…

Kryetarja e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi njoftoi se 3 shtetasit italianë Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli kanë refuzuar të vijnë të dëshmojnë.

Sipas Vokshit kjo është hera e tretë që shtetasit italianë kanë refuzuar dëshminë, ku shtoi se do të veprojë Policia e Shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në këtë komision hetimor.

“Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli janë përgjigjur me e-mail për shkak të angazhimeve personale dhe pune në Itali dhe jashtë Shqipërisë edhe kohës së shkurtër të njoftimit, i kemi thirrur 3 herë e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë. Është hera e tretë që refuzojnë. Dëshmia e 3 shtetasve është kyçe për hetimin parlamentar. Ligji parashikon thirrjen e tyre duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision”, u shpreh Vokshi.

Shtetasit italianë janë administratorë apo pronarë të kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit, të përfshira në koncesionin e Sterilizimit.

Gjithashtu Vokshi ka ngritur shqetësimin se edhe dëshmitarët e tjerë si Artan Lleshi apo Altin Fani nuk kanë ardhur të dëshmojnë.

Vokshi u shpreh se dëshmitarët “po avullojnë” në një kohë kur dëshmia e tyre është shumë e rëndësishme për hetimin.

/a.r

#Tre #italianët #refuzojnë #dëshminë #Sterilizimi #Vokshi #sjellim #polici #avullojnë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button