Lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, MONEYVAL rrit vlerësimin për Shqipërinë

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) është një organ monitorues i Këshillit të Evropës, të cilit i është besuar detyra e vlerësimit të përputhshmërisë me standardet kryesore ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, si dhe efektivitetin e zbatimit të tyre. MONEYVAL vlerëson 33 shtete dhe territore dhe u bën rekomandime autoriteteve kombëtare në lidhje me përmirësimet e nevojshme në sistemet e tyre kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe kundër financimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.
/a.r
#Lufta #kundër #pastrimit #të #parave #dhe #financimit #të #terrorizmit #MONEYVAL #rrit #vlerësimin #për #Shqipërinë