Mesfushori i Çekisë ‘kërcënon’ kuqezinjtë: Kombëtarja shqiptare të hap probleme, por jo e pakalueshme

Aleks Kral është kthyer përsëri në grumbullimin e Çekisë dhe shpreson që të bëhet një emër i rëndësishëm i mesfushës së saj. Futbollisti po luan më në fund rregullisht me ekipin e Espanjolit dhe pasi humbi “EURO 2024” pikërisht se nuk po luante tek Unioni i Berlinit, beson se do të luajë përsëri në këtë cikël të ri tani që po aktivizohet në La Liga.
“Çdo lojtar dëshiron të jetë në Europian, pasi është një turne i madh dhe një kujtim i bukur kur sheh pas në atë që ke bërë gjatë karrierës. Nga pikëpamja ime më vinte keq, por e kam përjetuar shumë pozitivisht këtë kthim në radhët e përfaqësues dhe e prisja me padurim pasi jam i lumtur këtu”, tha sot mesfushori në grumbullimin e përfaqësueses së tij, e cila po përgatitet për ndeshjen ndaj Shqipërisë që luhet këtë të premte në Pragë.
Kral theksoi se i njihte kuqezinjtë dhe se ata janë një kundërshtar i vështirë, por i kalueshëm për skuadrën çeke.
“Janë një kundërshtar i pakëndshëm. Ata luajnë me shpejtësi përpara, kanë tranzicione të shpejta. Ne gjithashtu e pamë këtë në ndeshjen e tyre ndaj Ukrainës, kjo është diçka për të cilën duhet të kemi kujdes. Por mendoj se padyshim ata janë një kundërshtar i kalueshëm”, tha mesfushori i Çekisë.
#Mesfushori #Çekisë #kërcënon #kuqezinjtë #Kombëtarja #shqiptare #të #hap #probleme #por #pakalueshme
Java News