Sport
Murinjo e ndjek ndeshjen nga tribuna, Fenerbahçja mposhtet nga AZ Alkmari –

Përvoja e Zhoze Murinjos te Fenerbahçja nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi i tij është mposhtur me rezultatin 3-1 nga AZ Alkmari në përballjen e sotme të vlefshme për Ligën e Konferencës. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën u shënuan plot 4 gola.
Dali zhbllokoi rezultatin në minutën e 59 të takimit dhe kaloi në epërsi holandezët. Në të 70-n El Nesiri ktheu sërish baraspeshën, por festa u shua vetëm 6 minuta më vonë. Smiti i dha përsëri avantazhin Alkmarit, ndërsa Kasiusi vulosi përfundimisht rezulatatin 3+1. Zhoze Murinjo e ka ndjekur humbjen nga tribuna për shkak dënimi me karton të kuq./Sport Ekspres/
#Murinjo #ndjek #ndeshjen #nga #tribuna #Fenerbahçja #mposhtet #nga #Alkmari
SportExpress