Kuvendi miraton me 71 vota Buxhetin Faktik 2023

Kuvendi miratoi sot me 71 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim Buxhetin Faktik të vitit 2023.
Po ashtu, Kuvendi miratoi me 72 vota pro, asnjë abstenim dhe 1 votë kundër, disa ndryshime në vendimin “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Sipas këtij vendimi, deputeti Erion Meka u caktua anëtar në komisionin e Ligjeve, deputetja Teuta Ramaj anëtare në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, deputetja Flutura Açka anëtare në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe projekvendimin “Për një ndryshim në vendimin ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit’”.
Sipas këtij vendimi, deputeti Erion Meka u caktua anëtar zëvendësues në komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
/a.r
#Kuvendi #miraton #vota #Buxhetin #Faktik
Java News