Aktualitet

Tonali-Newcastle, e kryer, ja për sa vite do të firmosë mesfushori

Mungon zyrtarizimi, por Sandro Tonali e ka mbyllur me Milanin dhe është vetëm çështje kohe firma me skuadrën e Newcastle. Agjenti i mesfushorit italian, Guiseppe Riso ka zbuluar të reja të tjera, në një intervistë të dhënë së fundmi. Riso nuk tregon koston e saktë të transferimit, por shprehet se bëhet fjalë për një marrëveshje për gjashtë vitet e ardhshme.

“Është e vështirë të refuzosh ofertën e madhe për klubin dhe lojtarin. Ne ramë dakord për gjithçka me Newcastle dhe të dy klubet po finalizojnë marrëveshjen. Kontrata me Newcastle do të jetë e vlefshme për gjashtë vitet e ardhshme.

“Kjo është një marrëveshje e shkëlqyer, Newcastle është projekti perfekt për Tonalin. Neëcastle e donte Sandron si një blerje kyçe me çdo kusht. Ai do të jetë një lojtar vendimtar. Kjo marrëveshje gjithashtu ndihmon shumë financat e Milanit dhe Brescia-s. Nuk kemi kohë për lot” – tha Riso.

#TonaliNewcastle #kryer #për #vite #të #firmosë #mesfushori

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button