Aktualitet
Meta i “liroi vendin duke garuar në listat e hapura, zbulohet kandidatja e katërt e PL-së, mes emrave të sigurt të opozitës –

Brunilda Haxhiu, zv sekretare e përgjithshme e Partisë së Lirisë do të jetë në listën e mbyllur të Fierit, duke u bërë kandidatja e katërt e PL në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit.
Ishte vendimi i Kreut të PL-së Ilir Meta, për të dalë në listat e hapura të Tiranës, i cili i hapi vend Haxhiut për të qenë në listat e mbyllura të Fierit, aty ku PD kishte planifikuar të vendoste Metën.
Tashmë katërshja e PL-së është e plotësuar, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho do të jenë në listën e mbyllur të Tiranës. Edmond Haxhinasto do të jetë në listën e mbyllur të Elbasanit.
#Meta #liroi #vendin #duke #garuar #në #listat #hapura #zbulohet #kandidatja #katërt #PLsë #mes #emrave #të #sigurt #të #opozitës
Java News