Djali i Donald Trump: Eshtë koha të tërheqim nga Kosova 650 trupat amerikane!

Donit ta dinit si do ta influenconte boten shqiptare ardhja ne pushtet e Donald Trump? Ndoshta ky mesazh i te birit na jep nje ide te pare. Donald Trump Junior, djali i madh i Presidentit Trump eshte pasardhesi me aktiv i tij ne çeshtjet politike te te jatit. Ai ka qene shume aktiv gjate fushates dhe thuhet se ka zgjedhur edhe zevendesin e Trump J.D Vance.
Ne nje pergjigje ne rrjetrin X ndaj nje mesazhi te senatorit te Xhorxhias republikanit David Perdue, Trump Junior eshte shprehur per terheqjen e trupave amerikane nga Kosova. Senatori Perdue shkruante se “Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin historik në horizont, Kosova duhet të bëjë pjesën e saj dhe të shfuqizojë të gjitha detyrimet e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar ndaj paqes, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”.
Trump Junior i pergjigjet ketij mesazhi me tekstin “Agree. There are 650 US troops in Kosovo. Time to bring them home” (Jam dakord. Kemi 650 trupa ne Kosove. Eshte koha t’i sjellim ne shtepi).
Ky reagim nuk pasqyron nje qendrim qe Trump e ka shprehur diku ne fushate por meqe vjen nga njeri prej njerezve me te afert te tij, eshte mjaft shqetesues.
#Djali #Donald #Trump #Eshtë #koha #të #tërheqim #nga #Kosova #trupat #amerikane
Java News