Aktualitet

I vendosën tabela të vjedhura automjetit për të kryer vjedhje të tjera

Një vjedhje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në Gjakovë ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan telefonash. Por, kjo nuk ishte vjedhja e vetme për ta.

Të njëjtit sipas policisë kanë vjedhur edhe dy tabela të automjeteve të ndryshme që i kanë vendosur automjetit të tyre me të cilin kanë kryer vjedhje.

“Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin Mobil-shop, pronë e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur disa telefona. Dyshohet se të dyshuarit i kanë vjedhur edhe dy tabela të automjeteve të ndryshme dhe i kanë vendosur automjetit me të cilin të njëjtit kanë kryer vjedhje. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar policia.



#vendosën #tabela #të #vjedhura #automjetit #për #të #kryer #vjedhje #të #tjera
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button