Aktualitet
Vdiq aksidentalisht banakierja dhe u plagosën 3 të tjerë, MASAKRA në Don Bosko tentativë për atentat

Ka ndërruar jetë banakierja e lokalit ku u regjistruar të shtënat mbrëmjne e sotme në lokalin në Don Bosko. Ndërkohë që mësohet se mes 3 të plagosurve është edhe një fëmijë që dyshohet se ka marr një plumb në këmbë.Bëhet me dije se një makinë në lëvizje ka qëlluar drejt ambienteve të lokalit në zonën e Don Boskos. Kjo shton dyshimet se mund të ketë qenë tentativë për atentat.Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe qytetarë që kanë qenë duke lëvizur në zonë.