Aktualitet

“Ekonomia u rrit me 4 përqind gjatë gjysmës së parë të vitit”, Guvernatori Sejko: Presim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të financave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur gjatë gjysmës së parë të vitit me 4 përqind.

Ai tha se inflacioni gjithashtu është ulur me 2 përqind, për shkak të forcimit të lekut.

Sipas Sejkos, pritet rritje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e financave.

“Ekonomia u rrit me 4 përqind gjatë pjesës së parë të vitit. Inflacioni ra me 2 përqind për shkak të forcimit të lekut. Presim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë.

Këshilli i Mbikëqyrjes uli me 0.25 përqind normën e interesit për lekun. Ne do përpiqemi të ruajmë stabilitetin e çmimeve në treg”, deklaroi Sejko.

#Ekonomia #rrit #përqind #gjatë #gjysmës #së #parë #të #vitit #Guvernatori #Sejko #Presim #rritje #të #vazhdueshme #dhe #të #qëndrueshme #të #financave
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button