Tritol godinës së marrë me qira nga personazhi i “TikTok”, vetëm dëme materiale

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një godinë bosh në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.
Policia njoftoi se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Godina ne fjalë është marrë qira nga Kozaku, personazh i njohur i TikTok, e cila përdorej për reklamim makinash.
Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme.
Për të zbardhur ngjarjen policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
“Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.
#Tritol #godinës #së #marrë #qira #nga #personazhi #TikTok #vetëm #dëme #materiale
Java News