Aktualitet
U kap me drogë, arrestohet shqiptari në Itali, i riu me precedent të mëparshëm kriminal

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mbi të rëndon akuza e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë një kontroll në banesën e të riut ku jetonte së bashku me gruan e tij, policia gjeti drogë. Në mobiljet e banesës së shqiptarit është gjetur një çantë me pak më shumë se 1 kg kokainë.
I riu ishte me precedent të mëparshëm kriminal, pasi ishte kapur edhe me herët me drogë.
Shqiptari u dërgua në burg në zonën Corso Casale, ku do të vuajë edhe dënimin.
/a.r
#kap #drogë #arrestohet #shqiptari #në #Itali #riu #precedent #të #mëparshëm #kriminal
Java News