VIDEO/ Egnatia kthehet dhe “fundos” Tiranën, bardheblutë do të prekin vendet e fundit në Superiore –

Egnatia ka arritur që të kthehet te rezultati pozitiv kundër Tiranës. Dy ekipe me stof kampioni që po vuanin jo pak në kohët e fundit. Bardheblutë akoma më shumë pasi numërojnë vetëm një fitore në 12 javët e kampionatit.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga ana e Ndrecës në minutën e 39. Kaq ka mjaftuar që Egnatia të dalë me tre pikë dhe t’i mbijetojë të gjithë aksioneve të Tiranës, që kishte dëshirën e madhe për të barazuar. Tani ekipi i Shkëmbit do të prek zonën e ftohtë të renditjes pasi tre ekipet e vetme që ka lënë poshtë vetes kanë një ndeshje më shumë për të luajtur dhe kanë mundësinë për ta parakaluar Tiranën. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Egnatia #kthehet #dhe #fundos #Tiranën #bardheblutë #të #prekin #vendet #fundit #në #Superiore
SportExpress