Sport
Nuk ka firmosur ende rinovimin, mbrojtësi i Kombëtares pranë klubit të njohur të La Ligës –

E ardhmja e Ivan Balliut mund të jetë larg Rajo Vajekanos. Klubi në fjalë i ka ofruar lojtarit shqiptar rinovimin pak muaj më parë, por ende nuk ka marrë firmën e tij në kontratë. Mediat spanjolle bëjnë me dije se Valencia ka piketuar Balliun për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe marrëveshja mes tyre mund të arrihet që në merkaton e janarit.
“Relevo” tregon se futbollisti i Kombëtares kuqezi është takuar me përfaqësues të klubit të njohur spanjoll për të diskutuar mundësinë e arritjes së një ujdie mes tyre. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Ivan Balliut./Sport Ekspres/
#Nuk #firmosur #ende #rinovimin #mbrojtësi #Kombëtares #pranë #klubit #të #njohur #të #Ligës
SportExpress