Ngjarje tragjike në Serbi/ Shembet streha e stacionit të trenit, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Serbi. Një pjesë e tendës metalike para hyrjes së stacionit hekurudhor në Novi Sad në Serbi është shembur rreth mesditës së sotme duke lënë 8 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur.
Ndërkohë që raportohet se aktualisht ka ende persona nën rrënoja, ndër to dhe dy fëmijë të cilët rezultojnë të zhdukur. Bilanci mund të rëndohet pasi dy persona të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ku njëri prej tyre mësohet se ka humbur këmbën.
Sipas gazetarit të Danas, zjarrfikësit dhe ekskavatorët po pastrojnë mbetjet metalike. Katër ekskavatorë dhe tetë kamionë po pastrojnë zonën në kërkim të personave që mund të kenë mbetur nën rrënojat e tendës.
Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç konfirmoi se trupat e tetë personave janë nxjerrë nga rrënojat në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Ai shtoi se ekipet e shpëtimit janë duke komunikuar me një grua dhe një vajzë rreth 14 vjeç, të cilët janë ende nën rrënoja.
#Ngjarje #tragjike #në #Serbi #Shembet #streha #stacionit #të #trenit #të #vdekur #dhe #dhjetëra #të #plagosur
Java News