Ronaldo braziliani ishte krijuar në laborator, të linte pa frymë –
Buffon e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Juventus. Italiani i tha lamtumirë futbollit aty ku filloi gjithçka. Ishte në mesin e vitit 2023 pasi i skadoi kontrata me Parmën.
Për shumë njerëz, portieri më i mirë i të gjitha kohërave i ka varur dorezat në moshën 46-vjeçare. Duke folur për lojtarin më të mirë me të cilin është përballur, Supermeni i njohur zgjodhi Ronaldo Nazario, për të cilin tha se është prototipi i një lojtari perfekt.
“Sulmuesi që më hapi më shumë probleme ishte Ronaldo, braziliani. Ai dukej sikur ishte krijuar në një laborator. Është ende e pabesueshme për mua që një njeri mund të ketë një talent të tillë. Kishte forcë, shpejtësi, intuitë, teknikë, një lojtar që të lë pa frymë”, tha Buffon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Ronaldo #braziliani #ishte #krijuar #në #laborator #të #linte #frymë
SportExpress