Sport
Një ar dhe dy argjend, Ertjan Kofsha shpallet nënkampion Europe në peshëngritje

Peshëngritja vazhdon t’i dhurojë medalje Shqipërisë. Ertjan Kofsha arriti të shpallej nënkampion i Europës, në evenimentin që po zhvillohet në Poloni, shkruan A2.
Ai fitoi një medalje të artë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 162 kilogramë. Kampioni kuqezi mori medalje argjendi në shtytje, me 192 kilogramë, vetëm një më pak se kampioni i Europës.
Me 354 kilogramë në total, Ertjan Kofsha u pozicionua edhe i dyti në dygarësh dhe nënkampion i Europës në eventin e moshës deri në 23 vjeç.
#Një #dhe #argjend #Ertjan #Kofsha #shpallet #nënkampion #Europe #në #peshëngritje
Java News