Sport

“Mund të ndodhë edhe javën e ardhshme”, trajneri i Evertonit jep lajmin e mirë për Brojën: Po punon fort –

Armando Broja është pranë rikthimit të tij në fushën e blertë. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri i Evertonit. Ai ka thënë në konferencën për shtyp se sulmuesi shqiptar mund të kthehet që në javën e ardhshme.

“Ai po punon fort. Të dhënat janë të mirë, por është ende me ekipin e shkencave sportive. Kalimi do të ndodhë, ndoshta edhe javën e ardhshme, ku do të fillojë me gjërat e lehta: nxehjet, lojrat për zotërimin e topit, dhe kjo ndërton rrugëtimin e të luajturit sërish”, ka deklaruar Sean Dyche./Sport Ekspres/

#Mund #të #ndodhë #edhe #javën #ardhshme #trajneri #Evertonit #jep #lajmin #mirë #për #Brojën #punon #fort
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button