Sport
VIDEO/ Perla e Ernest Muçit mahnit turqit, tifozët e votojnë si golin më të bukur të javës –

Tre ditë më parë Ernest Muçi shënoi një nga golat e tij më të bukur të karrierës. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm të Beshiktashit në derbin kundër Gallatasarait. Perla e tij ka mahnitur edhe tifozët turq.
Këta të fundit e kanë përzgjedhur golin spektakolar të Muçit si më të bukurin e javës së 10 të kampionatit turk. “BeIN Sports Turqi” e ka bërë të ditur këtë lajm në llogarinë zytare në “Twitter”, ku ka shkruar: “Goli i Javës, i vendosur nga votat tuaja në ‘Clear Turkiye’ dhe ‘Trendyol Super Lig’, erdhi nga ylli i Beshiktashit, Ernest Muçi”./Sport Ekspres/
#VIDEO #Perla #Ernest #Muçit #mahnit #turqit #tifozët #votojnë #golin #më #të #bukur #të #javës
SportExpress