Sport

Lojërat Olimpike Paris 2024/ Këshilli i Europës kërkon përjashtimin e rusëve dhe bjellorusëve

Në një rezolutë të miratuar gjatë seancës pleanare të verës, e cila po mbahet këtë javë në Strasburg, asambleja i kërkoi Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOS) dhe organeve të tij përbërëse sportivbe të ruajnë qëndrimin e shprehur në vitin 2022 dhe të ndalojnë pjesëmarrjen e këtyre sportistëve në Lojërat Olimpike të radhes dhe në të gjitha ngjarjet e tjera të mëdha sportive.

Kjo rezolutë vjen pasi IOC aktualisht po shqyrton mundësinë e autorizimit të atletëve me pasaporta ruse ose bjelloruse për të garuar në Paris si atletë neutralë.

IOC rekomandoi marsin e kaluar që atletët rusë dhe bjellorusë të rikthehen në garat ndërkombëtare, nën një flamur neutral dhe në një kapacitet individual, me kusht që ata të mos mbështesin në mënyrë aktive luftën në Ukrainë.

Por PACE gjykon në rezulutën e saj se çdo pjesëmarrje e këtyre sportistëve është e paimagjinueshme dhe me siguri do të përdoret si një mjet propagande, ndërkohë që de facto do të parandalojë pjesëmarrjen e sportistëve të tjerë, veçanërishtë ukrainasve.

Sipas PACE, argumentet për pjesëmarrjen e tyre nuk kanë peshë të mjaftueshme përballë imperativit për të dënuar dhe hedhur poshtë mizoritë e kryera dhe për të treguar mbështetjen e ploitë dhe të palëkundur të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Ukrainës, ku ofensiva vazhdon.

Sipas anëtarëve të asamblesë së Këshillit të Europës, atletët kryesorë rusë dhe bjellorusë merrnin paga shtetërore dhe shpesh merrnin pjesë në ekipe sportive ushtarake.

Duket e pamundur që ata të demonstrojnë neutralitetin dhe distancimin e tyre nga këto regjime, por edhe të bëjnë një deklaratë kundër luftës, theksuan ata.

Gjatë një seance dëgjimore në prillin e kaluar përpara PACE, përfaqësuesit e IOC, duke përfshirë Gabi Ahrens, kishin kërkuar që atletët të mos dënoheshin për veprimet të udhëheqësve të tyre.

Ministrja franceze e Sportit, Amelie Untea Castera, kishte vlerësuar ndërkohë se IOC i takon të merrte një vendim sovran për pjesëmarrjen e sportistëve rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike./h.ll/abcnews.al



#Lojërat #Olimpike #Paris #Këshilli #Europës #kërkon #përjashtimin #rusëve #dhe #bjellorusëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button