Aktualitet

Tre ditë zie kombëtare në Spanjë, arrin në 95 numri i viktimave të stuhisë “Dana”

Spanja është nga sot për 3 ditë me radhë në zi kombëtare pas katastrofës motit në juglindje të vendit.

Numri i viktimave nga stuhia e fuqishme ‘Dana’ ka arritur në 95. Bilanci pritet të rëndohet pasi ekipet e emergjencës janë në kërkim të shumë të zhdukurve.

Mijëra banorë mbeten të bllokuar, pasi përmbytjet dhe rëshqitjet e tokës kanë shkatërruar infrastrukturën në disa qyteza, kryesisht në Valencia.

Dëme ka edhe në rajonet Kastija-La Manca dhe Andaluzi.

Edhe flamujt e Bashkimit Europian janë ulur në gjysmështizë në solidaritet me viktimat në Spanjë.

/a.r

#Tre #ditë #zie #kombëtare #në #Spanjë #arrin #në #numri #viktimave #të #stuhisë #Dana
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button