Aktualitet
PS çel fushatën elektorale në 12 Prill, opozita e hap zyrtarisht një ditë më herët

Data 11 Prill është data zyrtare e nisjes se fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit.
Por socialistët kanë vendosur që mitingun hapës të fushatës ta bëjnë të shtunën e 12 Prillit në mesditë. Detajet janë ende duke u diskutuar nga selia rozë.
Ndërkohë që demokratët e kanë marrë vendimin përfundimtar. Ata do të mblidhen në sheshin Nënë Tereza të premten e 11 Prillit në orën 19:00.
Edhe pse zyrtarisht 11 prilli është data zyrtare të gjithë forcat politike kane afro një muaj që kanë nisur takimet elektorale dhe prezantimin e skuadrës së tyre të kandidatëve për deputetë.
#çel #fushatën #elektorale #në #Prill #opozita #hap #zyrtarisht #një #ditë #më #herët
Java News