Sport
Jam i zemëruar dhe me plot pengje për këtë ndeshje –
Pas barazimit 4-4 kundër Interit, Juventusi është ndalur në një tjetër barazim në kampionat. Këtë herë në shifrat 2-2 kundër Parmës. Trajneri i këtyre të fundit ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, por jo me rezultatin. Pekia ka thënë për mediat pas ndeshjes se është i zemëruar dhe me plot pengje nga kjo sfidë kundër Juventusit.
“Ka më shumë pendesë dhe zemërim. Nuk është hera e parë që luajmë kështu. Kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer, këtë herë përpara një skuadre të nivelit të Juventusit në një ambient qartësisht jo të lehtë”, ka deklaruar ndër të tjera Fabio Pekia./Sport Ekspres/
#Jam #zemëruar #dhe #plot #pengje #për #këtë #ndeshje
SportExpress