Aktualitet
Euro kap nivelin më të ulët historik, zbret për herë të parë nën 98 Lekë

Monedhat kryesore të huaja kanë vijuar edhe këtë të mëkurë zhvlerësimin e tyre në raport me lekun.
Kështu, monedha europiane ka kapur nivelin më të ulët historik në raport me lekun, teksa 1 Euro nga pikat e këmbimit valutor sot është blerë me 97.9 Lekë dhe është shitur me 98.5 Lekë.
Kjo është hera e parë që Euro zbret nën 98 Lekë. Rënie ka pësuar edhe Dollari amerikan, i cili blihet me 90.1 Lekë dhe shitet me 91.2 Lekë.
Rënie gjatë ditës së sotme kanë pësuar edhe disa monedha të tjera si Paundi britanik dhe Franga zvicerane.
#Euro #kap #nivelin #më #të #ulët #historik #zbret #për #herë #të #parë #nën #Lekë
JavaNews