Aktualitet

Një listë me kërkesa absurde, çfarë ndodhte me vajzat në festat e çmendura të Diddy

“Sean Diddy” Combs kishte kërkesa të çuditshme e madje shqetësuese për vajzat që merrnin pjesë në festat e tij të çmendura.

Sipas një dëshmitari të ri, vajzat detyroheshin të përfshiheshin në akte seksuale për ditë me radhë aq sa u duhej të merrnin injeksione.

Një organizator festash ka zbuluar detajet e kërkesave që ylli i hip hop-it kishte për pjesëmarrëset dhe pyetjen që ajo s’ua bëri kurrë.

“Pa tul, pa celulit. Pa shumë piercing apo tatuazhe. Jo me flokë të shkurtër. Të gjitha vajzat duhet të ishin të reja dhe të bukura”, tha ajo për New York Post. Reperi ishte kaq i prerë për peshën e vajzave sa ajo mbante një peshore në makinë dhe “nëse ishte e nevojshme, i peshonte”.

Për të marrë pjesë në orgjitë e tejmbushura me drogë, vajzat duhet të peshonin 63 kg ose më pak. “Numri ishte 63 por nëse vajza ishte e gjatë, bëhej pak lëshim”.

Veç trupit, Combs kishte vendosur një kod të caktuar veshjeje me taka dhe fustane të shkurtra.

Jo pantallona. Jo xhinse. Jo këpucë të sheshta”. Çdo vajzë duhet të vishte një fustan të shkurtër “sa t’i mbulonte të pasmet” dhe me dekolte të dukshme. Gjithashtu duhet të vishnin taka të larta, rregull që “nuk bënte përjashtim”.

“Mos pyet, mos trego”, tha ajo duke pranuar se besonte që kjo ndodhte për shkak të ligjeve të pijeve alkoolike. Ajo thotë se edhe pse e ndihmonte Combs me organizimin, nuk ishte asnjëherë e pranishme dhe nuk ishte në dijeni që vajzat kryenin marrëdhënie me të ftuarit.

Ditën e hënë, u ngritën dy padi të reja ndaj Combs ku pretendohet se ka abuzuar me dy djem të mitur, 10 dhe 17 vjeç. Reperi akuzohet se ka droguar dhe sulmuar seksualisht 10-vjeçarin në një dhomë hoteli   në Nju-Jork në vitin 2005 kur i mituri bëri një audicion. Një prej shoqëruesve të reperit i dha djalit një pije të gazuar ku ishte hedhur drogë përpara se Combs ta abuzonte.

17-vjeçari pati një incident të ngjashëm në vitin 2008, por ai u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me reperin dhe një truprojë gjatë audicionit treditor. Kur adoleshenti bëri rezistencë, ai u hoq nga seriali dhe nuk mund të rikthehej në muzikë për 7 vite.

Avokatët e Combs kanë mohuar çdo akuzë ndaj 54-vjeçarit.

/a.r

#Një #listë #kërkesa #absurde #çfarë #ndodhte #vajzat #në #festat #çmendura #të #Diddy
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button