Plagosje në gjimnazin e Fushë-Krujës, nxënësi godet me brisk 18-vjeçarin

Një 18-vjeçar në Fushë-Krujë është plagosur me brisk në gjimnazin “Shote Galica”. Policia njofton se autori i ngjarjes është një 17-vjeçar, nxënës i të njëjtës shkollë.
“Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftojnë blutë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).
Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
#Plagosje #në #gjimnazin #FushëKrujës #nxënësi #godet #brisk #18vjeçarin
Java News