Aktualitet

“Ka video dhe…”, Ahmetaj ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK? Ish-zv.kryeministri telefonon në emision

Gazetarja Anduena Llabani tha se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish – zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova.

“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë.

Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente video, prova të pakontestueshme.

Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,- tha Llabani.

Megjithatë vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai ka reaguar gjatë emisionit “Now me Erla Mëhillin”, ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.

“Unë do vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar”, është shprehur Ahmetaj.

/a.r

#video #dhe #Ahmetaj #pranuar #të #bashkëpunojë #SPAK #Ishzv.kryeministri #telefonon #në #emision
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button