DETAJE/Kush është shqiptari i arrestuar në Spanjë, 43-vjeçari i përfshirë ne vrasjen e Bledar Muçës
Një 43-vjeçar shqiptar u arrestuar para disa ditësh në aeroportin e Manises nga policia spanjolle.
Ai ishte në kërkim nga autoritetet belge për dhënie informacionesh për kryerjen e një vrasjes së një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022. Siç shkruajnë mediet belge, bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D.
Shqiptari tentoi të kalonte kontrollin e pasaportave me dokumente false, por në bazë të gjurmëve të gishtave, personi u identifikua si Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë. Ai dyshohet se është përfshirë në ekzekutimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar.
39-vjeçari Muça u vra përpara banesës së tij në Baron Van Ertbornstraat në Aartselaar. Muça rezulton si mik i familjes Çapja. Mediat belge thonë se nuk është ende e qartë se çfarë roli kishte në këtë vrasje Marsel D., tashmë i arrestuar.
Marsel D. u burgos në Spanjë në pritje të ekstradimit të tij të mundshëm drejt Belgjikës.
Një tjetër shqiptar, Sergej H., është në burg për vrasjen e Muçës. Ai u arrestua në pranverën e vitit 2022.
#DETAJEKush #është #shqiptari #arrestuar #në #Spanjë #43vjeçari #përfshirë #vrasjen #Bledar #Muçës
Java News