Aktualitet

Ngjarjet për ditën e sotme

Ngjarjet e ditës: 29 tetor 2024

10:00

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, merr pjesë në hapjen e sesionit të parë informues me rastin e prezantimit të Skemës së Granteve 2024-2027. (Hotel “Palace”, Mitrovicë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport e shqyrton Projektligjin Kundër Dukurive Negative në Sport. (Kuvendi i Kosovës, N204)

10:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore. (Kuvendi i Kosovës, N225)

10:00
Organizohet panairi i 7-të i Universiteteve Franceze. Marrin pjesë ambasadori i Francës, Olivier Guérot dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Arben Hajrullahu. (Fakultetit Filologjik, UP)

10:30
Komuna e Prishtinës mban tryezë diskutimi “Informator për Hapat e Ekzaminimit të Gjirit për Gratë e Kryeqytetit”, një ndër aktivitetet përmbyllëse të “Prishtina Rozë” (QMF, Veternik)

10:30
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2022 dhe 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e shqyrton Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave. (Kuvendi i Kosovës, N302)

13:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), publikon raportin: “Mungesa e kontratave kolektive – Dështimi për të siguruar dialog social dhe mbrojtje kolektive të punëtorëve”. (Zyra e IKD-së, Prishtinë)

15:00
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizitojnë Mamografin Mobil në Komunën e Gjakovës. (Lagja Kolloni)

18:45
Në kuadër të “Prishtina Rozë,” në muajin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit, ndriçohen me ngjyrë rozë Komuna e Prishtinës, Biblioteka Kombëtare, Pallati i Rinisë, Sahat Kulla e Katedralja. (Prishtinë)

19:30
Komuna e Prishtinës mban manifestimin përmbyllës të “Prishtina Rozë”. (Kino Armata, Prishtinë)



#Ngjarjet #për #ditën #sotme
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button